Qytetarët dibran gjashtë orë pa ujë në shtëpitë e tyre

Në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë tepër të larta, më i nevojshëm se çdo gjë tjetër është uji i pijshëm. Ndërmarrja komunale publike “Standard”,për arsye të mungesës së ujit të pijshëm gjatë ditës, gjë që erdhi si pasojë e keqpërdorimit të shfrytëzimit të ujit, si dhe mosrespektimit tw paralajmërimeve të kësaj ndërmarrjeje që uji të shfrytëzohet në mënyrë raconiale, vendosi që të nis zbatimin e restrikcionit të shfrytëzimit të ujit.

Restrikcioni vlen për gjashtë orë, tre orë gjatë  ditës dhe pas mesnate rreth orë 3 të mëngjesit  në rajonet e ndryshme të Dibrës. 

Përderisa edhe më tej vazhdon keqpërdorimi i ujit të pijshëm për larjen e oborreve, trotuareve, vaditjen e kopshteve, nuk do të ketë ujë të pijshëm më shumë se gjashtë orë , vlerësojnë në “Standard”.

Gjendja e vështirë e furnizimit me ujë i detyron dibranwt të mos bëjnë asnjë përjashtim nga orari i lartpërmendur, as edhe kërkesat individuale apo familjare për ceremoni të natyrave të ndryshme. 

Paralelisht me zbatimin e kësaj rregullative , NKP “Standard” i lut të gjithë bashkëqytetarët që të paguajnë faturat për ujin e pijshëm dhe bërllokun dhe atë për një afat të shkurtër, dhe nëse kjo nuk do të realizohet do të ketë masa më rigoroze, shkëputje nga ujësjellësi për të gjithë ata persona që kanë borxh në këtë ndërmarrje. 

Në anën tjetër qytetarët janë tepër të indinjuar nga ndalesa e ujit të pijshëm pasi  në këtë kohë të nxehtë uji është më se i nevojshëm për larje dhe freskim, sidomos tani, gjatë muajit të shenjtë të ramazanit.Në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë tepër të larta, më i nevojshëm se çdo gjë tjetër është uji i pijshëm. Ndërmarrja komunale publike “Standard”,për arsye të mungesës së ujit të pijshëm gjatë ditës, gjë që erdhi si pasojë e keqpërdorimit të shfrytëzimit të ujit, si dhe mosrespektimit tw paralajmërimeve të kësaj ndërmarrjeje që uji të shfrytëzohet në mënyrë raconiale, vendosi që të nis zbatimin e restrikcionit të shfrytëzimit të ujit.

Restrikcioni vlen për gjashtë orë, tre orë gjatë  ditës dhe pas mesnate rreth orë 3 të mëngjesit  në rajonet e ndryshme të Dibrës. 

Përderisa edhe më tej vazhdon keqpërdorimi i ujit të pijshëm për larjen e oborreve, trotuareve, vaditjen e kopshteve, nuk do të ketë ujë të pijshëm më shumë se gjashtë orë , vlerësojnë në “Standard”.

Gjendja e vështirë e furnizimit me ujë i detyron dibranwt të mos bëjnë asnjë përjashtim nga orari i lartpërmendur, as edhe kërkesat individuale apo familjare për ceremoni të natyrave të ndryshme. 

Paralelisht me zbatimin e kësaj rregullative , NKP “Standard” i lut të gjithë bashkëqytetarët që të paguajnë faturat për ujin e pijshëm dhe bërllokun dhe atë për një afat të shkurtër, dhe nëse kjo nuk do të realizohet do të ketë masa më rigoroze, shkëputje nga ujësjellësi për të gjithë ata persona që kanë borxh në këtë ndërmarrje. 

Në anën tjetër qytetarët janë tepër të indinjuar nga ndalesa e ujit të pijshëm pasi  në këtë kohë të nxehtë uji është më se i nevojshëm për larje dhe freskim, sidomos tani, gjatë muajit të shenjtë të ramazanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button