Myftiu Tërnava në Vatikan, do të pritet edhe nga Papa Francesku

Myftiu i Kosovës, Naim ef.Tërnava udhëtoi sot për në Romë, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar katoliko-mysliman, i cili do të mbahet në Vatikan nga 11-13 nëntor 2014.

Sipas një njoftimi të BIK-ut, në këtë forum të dialogut e komunikimit ndërfetar është paraparë që të bashkëbisedojnë 12 personalitete të njohura të dy feve, katolike e myslimane, të cilët për temë bosht kanë vendosur “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve”, ku në seanca të ndara do të diskutohen çështja për t’i shërbyer rinisë, rritjes së dialogut ndërfetarë dhe shoqërisë.

Takimi i pare i Forumit katoliko-mysliman është mbajtur në vitin 2008 në Vatikan, i dyti në Jordani me 2011 në vendin e Pagëzimit, ndërsa ky është takimi i tretë i radhës. Pjesëmarrësit e Forumit do të priten edhe nga Papa Francesku. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button