Plas sherri në Facebook-un e mbesës së Berishës, i shkon dëm kritika për Ballën

Mbesa e famshme e Berishës, Dasara Malltezi, nuk i shpëtojnë ngjarjet e rëndësishme, e ndërsa sot teksa në çdo media është përcjellë në kohë reale vizita historike e Ramës në Beograd, ajo vijon me batutat e radhës.

Me anë të një postimi që ka bërë në rrjetin social Facebook, ajo i ka dedikuar një status mjaft kritikues gazetarit Sokol Balla, dhe e gjithë kjo ka të bëjë me realizimin e një selfie.

Duket se ky trend i cili është shtuar masivisht, sipas saj, nuk i ka hije Ballës. Ironia e saj është therëse, e ndërsa ajo nuk nguron që të shfaqë vlerësimin e saj.

“hahahahhahahahahahahhahahaha u mekaaa XD R.I.P. Journalism in Albania! E kupton se nuk ke bërë as edhe një budallëk në jetë në momentin që sheh këto lajme, për më tepër jam e zhgënjyer nga vetja, sepse Sokoli di ta përdori instagramin më mirë se unë dhe mbi të gjitha këto selfie të këtij janë më të bukura se të miat hahahahaha.

Gazetaria shqiptare në nivelet #instaselfie për tu patur zili dhe nga The New York Times xD informohuni nga selfie të këtij gazetari o popull, se nuk thonë kot ‘një foto sa 1000 fjale’ #instagazetari #letthephotospeakitself #hahahahaha”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

Ashtu sikurse ka ndodhur edhe kohët e fundit, mbesa është kritikuar nga ndjekësit, duke i këshilluar se është herët që ajo të merret me politikë. Pavarësisht ofezave që duket se janë të pashmangshme, një kundërpërgjigje të hapur ka pasur nga ajo.

“Ej seriozisht kujtoni që po mbëhet vonë?! hahahaha im eating popcorns dhe shof njerëz të papunë që nuk mendojnë dot ndryshe përvec se në mënyrën e tyre mizantropike. Këta të pajetë meren me mua hahah im enjoying this, vazhdoni se kujtoni që po mbëni dëm kur faktikisht thjesht më mbushni kohën e lirë ahhahaha”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button