Serbët rrahin dy shqiptarë te Ura e Ibrit

Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht te Ura e Ibrit në Mitrovicë nga tre të dyshuar serbë, për arsye që Policia ende nuk i di.

Policia e Kosovës njofton se tre të dyshuar serbë kanë sulmuar dy meshkuj të nacionalitetit shqiptarë, ku njëri edhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar më pas tretmanin mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, raporton Politiko.

Sipas Policisë ende nuk dihet shkaku i sulmit nga agresorët, e arsyen e sulmit nuk e sqaruan as të sulmuarit.

Gjithsesi, Policia po heton rastin, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button