Vrasje e trefishtë në Kavadar

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur dje pasdite në qytetin e Kavadarit në Maqedoni, kur një burrë 40 vjeçar, pas divorcit nga gruaja e tij, ka vrarë babain, nënën dhe motrën e gruas.

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë ku po jetonin pleqtë, me ç`rast vrasësi Toni.S ka hyrë në shtëpi dhe ka shtënë me pistoletë ndaj Ilia Leov 61 vjeç, Biljana Leova 56 vjeç dhe Snezana Leova 33 vjeç.

Ai më pas është arratisur, mirëpo pas disa orëve është arrestuar në pikën kufitare Bogorodicë, derisa po tentonte të ikte drejt Greqisë.

Vrasja është kryer derisa bashkëshortja e divorcuar ishte në punë. Policia theksoi se ka kryer ekspertizën, ndërsa dyshohet se motivet e vrasjes janë problemet familjare.

Lajme të ngjashme

Back to top button