Marrja e mandateve të opozitës, Xhaferi: Nuk varet asgjë nga BDI

Sa i përket seancës së nesërme të Parlamentit për marrjen e mandateve të deputetëve opozitarë grupi Parlamentar i BDI-së, nuk ka ndonjë konstatim paraprak për shkak se bëhet fjalë për procedura ligjore të definuar në rregulloren e Parlamentit.  Sipas kryetarit të grupit Parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi, do të pritet rrjedha e ngjarjeve gjatë ditës së nesërme.

Kryetari i grupit Parlamentar të BDI-së, Talet Xhaferi, thotë për Portalb se marrja e mandateve të deputetëve të opozitës është një çështje ligjore që më së shumti varet nga vullneti i opozitës.

Ndërsa sa i përket, seancës së nesërme, sipas Xhaferit, diskutimi për marrjen e mandateve të deputetëve nuk është një çështje që do të hidhet në votim dhe në këtë mënyrë nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim që do të varej nga BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button