Zëri i Rusisë: Në territoret shqiptare trajnohen ‘terroristë të gatshëm për Xhihad’

Ballkani rrezikohet nga shteti i bashkuar islam. Me këtë tezë radioja shtetërore e Rusisë “Zëri i Rusisë” shkruan për “rrezikun e terrorizmit islamik” që sipas tyre i ka përfshirë Bosnjën, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, jugun e Serbisë dhe Malin e Zi që tentojnë me planin e tyre islamik “Evropa 3000” ta okupojnë Evropën, transmeton Plusinfo.

“Terroristët” që radioja i vendos nën emrin e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) si organizim pasardhës i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, po ushtrohen në Shqipëri, Kosovë dhe një pjesë të Maqedonisë ose “territoret e sigurta shqiptare”.

“Zëri i Rusisë” thekson se ushtarët në fjalë përgatiten për Xhihad kundër Evropës dhe Rusisë duke kryer kështu aktivitete terroriste dhe sulme vetëvrasëse në emër të librit të shenjtë musliman apo Kuranit.

“Trajnohen dhe rekrutohen boshnjakë dhe shqiptarë me qëllim që të kryhen aktivitete terroriste. Këta terroristë e quajnë veten “djajtë e bardhë”” shkruan mes tjerash radio “Zëri i Rusisë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button