Xhaferi: Ka mosmarrëveshje në qeveri, por kjo është normale për demokracinë

Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë, Musa Xhaferi ka theksuar se është normale që gjatë mandatit të paraqiten tema që kanë qasje të ndryshme. Ai mendon se është e shëndetshme që në koalicion të kërkohet kompromis, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Musa Xhaferi nuk ka komentuar spekulimet se për një vend pune në sektorin për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, kandidatët duhet të paguajnë deri në 3.000 euro.

Musa Xhaferi thotë se kjo është skandaloze dhe tej mase spekulative dhe se asnjëherë nuk ka pasur presione të tilla dhe nuk do të ketë.

Sa i përket mosmarrëveshjeve në koalicionin qeveritarë, Musa Xhaferi thotë se është e natyrshme që të ketë mosmarrëveshje për arsye se që nga fillimi ka dy parti të mëdha, dy programe të ndryshme nga e cila duhet të dalë një program i përbashkët i cili duhet të jetë dokumenti që i lidhë.

Xhaferi thotë se në mbledhjen e  fundit të qeverisë kur u diskutua për Jugohromin, gjendja ka qenë mjaftë  tensionuar mes ministrave të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button