Kolona ushtarake në lindje të Ukrainës

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është “shumë e shqetësuar”, pasi monitoruesit e saj kanë parë kolona ushtarake duke lëvizur në pjesën lindore të Ukrainës, e cila kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Raporti i OSBE-së vjen pak ditë pasi ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për dërgimin e tankeve dhe trupave në lindje, për të mbështetur rebelët që luftojnë forcat qeveritare.

Rusia mohon ndihmën për separatistët, transmeton Rel.

OSBE-ja ka thënë se mbi 40 kamionë dhe tanke janë parë duke lëvizur pranë qyteteve Donjeck dhe Makivka.

Sipas këtij misioni, kamionët kanë qenë pa shenja dalluese dhe kanë bartur personel me uniforma të gjelbra të errëta.

Lajme të ngjashme

Back to top button