Ingrid Gjoni në konkurrencë me Diellzën e Fjollën

Këto ditë po flitet shumë për atë se kush do të jenë yjet që do të kërcejnë përkrah balerinëve profesionist në ‘’Dancing with the stars’’.

Versioni shqiptar i këtij formati të njohur televiziv, pritet të startojë së shpejti, ndërkaq deri më tani janë zbuluar disa nga emrat që do ta sfidojnë veten në vallëzim.

Indeksonline zbulon se listës me personazhe të famshëm si Elton Deda, Diellza Kolgeci e Fjolla Morina, tani i shtohet edhe emri i këngëtares së njohur Ingrid Gjoni.

Ingrdi do të jetë pjesë e ‘’Dancing…’’, e se sa do t’ia dal, mbetet për tu parë.

Këngëtarja ndër vite ka probleme me kilogramët, andaj kjo do të jetë mundësi e mirë për të djegur shumë kalori./ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button