Likovë, arsimtarja dyshohet se ka falsifikuar diplomën

XH.B (28) nga Likova dyshohet se ka falsifikuar diplomën për tu punësuar në një shkollë fillore, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia bëri me dije se e kallëzuara dyshohet se gjatë vitit 2011 ka falsifikuar vërtetimin për mbarimin e studimeve pranë Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në USHT.

Me vërtetimin e falsifikuar, Xh.B ka konkurruar dhe është punësuar në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Likovë.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se vërtetimi mungon në evidencat e Fakultetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button