Bekim Neziri kundër kontrollit me forca policore

Ministri i ekonomisë, Bekim Neziri ka kritikuar ashpër kontrollet nëpër lokale me prani të madhe të forcave policore. Ai thotë se nuk është kundër vendosjes së rregullit fiskal, por kjo assesi nuk duhet bërë me forca policore pasi kjo cenon bizneset dhe imazhin e Çarshisë së Vjetër.

“Ministria e ekonomisë por edhe unë si ministër jemi kategorik kundër këtyre aksioneve, dhe personalisht në sesionin e ardhshëm të Qeverisë do të kërkojë përgjegjësi nga ata që e kanë organizuar këtë aksion me arsye se ata të cilët kanë dyqane në Çarshinë e vjetër, me vite të tëra punojnë për zhvillim e bizneseve të tyre, dhe nëse atraksion kryesor i Republikës së Maqedonisë është Çarshia e vjetër ne nuk guxojmë si Qeveri por edhe si Ministri që me forca të mëdha të policisë të hyjnë të bëjnë aksione për kasa fiskale. Kuptohet se konform ligjit në vende ku Drejtoria e të hyrave publike por edhe ajo e tregut ka rezistencë nga ana e pronarëve  atëherë në asi raste informohet policia dhe ata duhet të vijnë dhe të bëjnë një aksion të tillë. Mirëpo pa paralajmërime, në këtë rast në disa dyqane që i vizitova unë sot në asnjë rast nuk ka pasur forca, dhe me vetë faktin se ky dyqan sot është mbyllur dëshmon se këtu nuk ka pasur rezistencë”

Lajme të ngjashme

Back to top button