Letra më e “mirë” për divorc (FOTO)

Kjo mund të jetë letra më e keqe për divorc. Ndonëse ish-bashkëshorti e ka titulluar letrën, si “letra më e mirë për divorc”, ai i ka ngjallur ish-gruas së tij, kujtimet më të këqija për ndarjen e tyre.

Dan, i cili u divorcua nga bashkëshortja e tij Connie pas 14 vitesh, i ka kërkuar përmes letrës, që ajo të kthehet pas. Ai e nis letrën duke thënë se ky largim mes të dyve po e bën atë të humbë shumë gjëra, të cilat nuk i toleron dot.

“Unë jam i lodhur, duke pretenduar se ti nuk më mungon. Nuk ka asnjë si ty Connie”, shkruan ai më pas.

Por pas kësaj, letra fillon të marrë një tjetër rrjedhë. Ai përshkruan aventurën e tij me një vajzë 19-vjeçare që e kishte takuar në një lokal, me trupin e saj perfekt që çdo mashkull do e dëshironte. Dan rrëfen për kohët që kaloi me të. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Dan tregon më pas eksperiencën e tij me një grua në moshë, që e quan “mamaja beqare”

“Ajo më jep mua gjithçka, më kupton. Nuk ankohet për peshën e saj, as për karrierën, apo për faktin se fëmijët mund të na dëgjojnë”, shkruan Dan.

Por “ëmbëlsira” e kësaj letre është kur ai i shkruan ish-bashkëshortes së tij, se ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me motrën e saj adoleshente, Vicki. Më pas, pas gjithë këtyre fakteve tronditëse, Dan e pyet Connie-n nëse mund të rikthehet me të, sepse këto 3 eksperienca, atij vetëm i vërtetuan se sa shumë e do dhe i mungon ish-bashkëshortja. “Në të kundërt, a mund të më thuash të paktën se ku dreqin është telekomanda. Me dashuri, Dan”, përfundon letra.

Letra e Divorcit

Lajme të ngjashme

Back to top button