Noizy aksidentohet në autostradë

Këngëtari i njohur i rrymës “hip-hop”, Noizy është përfshirë në një aksident automobilistik.

Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, u aksidentua mbrëmjen e sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, raporton Shekulli.

Këngëtari u dërgua menjëherë në spital, ku tani ndodhet në sallën e kirurgjisë. Mësohet se Rigels Rajku ka marrë disa plagë në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas policisë rrugore, dyshohet se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë, me të cilën po udhëtonte këngëtari.

Noizy gjatë udhëtimit me makinën e tij, ka kryer një parakalim të gabuar, duke përfunduar poshtë gomave të një kamioni.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet që çuan në aksident.

Lajme të ngjashme

Back to top button