Ahmeti kërkoi edhe nga Hollanda të aktivizohet për çështjen e emrit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot në selinë e partisë priti ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Mariet Shurman. 

Ambasadorja Shurman shprehu interesim për aktivitetet e Ahmetit dhe të BDI-së në lidhje me integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE), përfshirë takimet intensive me komunitetit ndërkombëtar, letrat e dërguara tek shumë emra prominent të politikës ndërkombëtare, nisma për nxitjen e një debati të brendshëm për nevojën e arritjes së kompromisit si dhe uljen imediate të palëve me lehtësimin ndërkombëtar për ta zgjidhur çështjen e emrit. 

Ahmeti theksoi pritjet që komuniteti ndërkombëtar të intensifikoj përpjekjet para Samitit të Bashkimit Evropian në muajin dhjetor për t’i ulur palët në një tryezë diskutimesh duke nisur dialogun e drejtpërdrejtë që do të mundësojë kompromisin dhe zgjidhjen përfundimtare. 

“Në këtë vazhdë, lideri i BDI-së kërkoi vazhdimin e angazhimit të drejtpërdrejt të Holandës, si vende anëtare e NATO-s dhe BE-së, që të mundësoj arritjen e zgjidhjes së kontestit me emrin në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtare e aleancës veriatlantike dhe BE. 

Ahmeti nënvizoi se reformat në vend për t’i plotësuar kriteret e BE-së si dhe temat tjera aktuale janë shumë të rëndësishme, por BDI konsideron që e gjithë shoqëria duhet t’i përqëndrojë përpjekjet për të gjetur kompromis që do të sigurojë të ardhmën tonë të përbashkët dhe do të mundësojë zhvillim ekonomi, paqë, mirëqenie, siguri dhe stabilitet”, qëndron në komunikatën e kabinetit të Ahmetit. 

Ndryshe, agjenda e BDI-së për vendin përfshin zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhënie të shëndosha ndëretnike, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, integrim në NATO, integrim në Bashkimin Evropian dhe zhvillim ekonomik. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button