Nadal: Nuk e di kur do të rikthehem

Tenisti spanjolli Rafael Nadal doli këtë të Mërkurë nga spitali Quiron Teknon në Barcelonë pas operacionit nga apendiciti që zhvilloi të Hënën.

Në daljen e spitalit Nadal u prit nga gazetarë të shumtë të cilët donin të dinin më shumë për gjendjen e tij.

“Ndjej akoma pak dhimbje siç mund ta imagjinoni, por nuk ka qenë diçka më shumë se një operacion i thjeshtë nga apendiciti. Kam dashur të ndahem në këtë mënyrë nga ju gazetarët për të falënderuar mediat vizive dhe ato të shkruara për interesin e madh që kanë shfaqur sa i përket gjendjes time shëndetësore. Edhe gjatë ditëve në vazhdim do t’ju informoj të gjithëve për gjendjen time”./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button