Simptomat që nuk duhet të neglizhoni kurrë

Zemra është organi kryesor i trupit të njeriut e cila punon në mënyrë intensive gjatë tërë ditës. Nëse vini re shenja të çuditshme është mirë që menjëherë të kryeni një vizitë te mjeku kardiolog. Studimi më i ri i publikuar në Gazetën Kanadeze të Kardiologjisë thekson se nëse anashkalohen shqetësimet kanë rrezik të arrijnë në një pikë të vështirë për t’u kuruar.

Ky studim u përqendrua në intervistat e 31 pacientëve të cilët kishin përjetuar probleme të ndryshme kardiake, (si dhembje gjoksi, atak kardiak etj), ku u vu re se gratë kishin 1.5 herë më shumë propabilitet se meshkujt për të patur simptoma më të rënda dhe më të shpeshta përpara se të kërkojnë kujdes shëndetësor.
Veç kësaj studimi tregon se gratë ndryshe nga burrat edhe pse kishin shqetësime të vazhdueshme e kishin më të lehtë t’i ndanin shqetësimet me familjarët dhe miqtë se sa të shkonin për të kryer një vizitë te mjeku Kardiolog. Edhe pse sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekshmërisë për gratë disa prej tyre ende nuk e kuptojnë rrezikun e madh që ju vjen nga sëmundjet arterie koronare. Është e rëndësishme të theksohet se gratë në studim ishin të moshës ndërmjet 44 dhe 84 vjeç, megjithatë kjo nuk do të thotë që sëmundjet e zemrës varen nga faktori moshë.

Nëse ju keni qoftë vetëm një simptomë është mirë që të vizitoheni menjëherë dhe ky shqetësim do të largohet nga ju me një trajtim të vogël mjekësor. Pra nëse ndjeni ngushtim në gjoks apo djegie duhet të mos e neglizhoni konsultën me mjekun, për ta mbyllur me pak “vuajtje” shqetësimin tuaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button