Buzëkuqet must have për vjeshtë/dimër 2014-15

Është pare qe nder tendencat make up për vjeshtë/dimër 2014-15 e kuqja nuk kalon kurrë nga moda, përkundrazi, mund ta përdorni ne çdo rast. Mos e braktisni kurrë edhe nëse do te rinovonit beauty case me ndonjë produkt inovativ si le rouge nga Givenchy, kremoz dhe mbulues apo Red Crush nga linja Outrageous nga Sephora qe me përdorimin e aplikatorit diagonal lejon një aplikim preciz.

Dimri është edhe momenti me i përshtatshëm për te mbajtur buze ne ngjyre te erret, janë pare plote shembuj ne pasarela si për shembull e kuqja e erret me një tonalitet te ngjyrës se zeze me një efekt shume shik dhe mbi te gjitha ne kontrast me një lëkurë te bardhe prej porcelani, një make up fytyre minimal apo ngjyra e kumbullës mat i pare ne pasarelen e Byblos apo përsëri një e kuqe e erret gjithmonë mat pare ne catwalk te Max Mara.

Një tjetër ngjyre origjinale për sezonin e ftohte 2015 janë buzëkuqet portokalli janë pare tek pasarela e Kristina Ti dhe MSGM gjithashtu gjenden edhe ne koleksione te shumta make up-i. Se fundmi, por jo nga rëndësia, vjen ngjyra roze, ne çdo sfumature te saj. Buzët ne ngjyrën roze ne fakt duken se janë një must i vërtet i këtij sezoni edhe celebritete si Jessica Alba kane vendosur te mbajnë pikërisht këtë ngjyre. Buze si karamele te cilat bëhen sensuale dhe kalojnë çdo koncept te ngjyrës roze se një ngjyre prej çupëline, ne pasarela ku është pare te sfiloje mund te përmendim Marani, Ralph Lauren, Frankie Morello.

Lajme të ngjashme

Back to top button