Lube Boshkovski: Gjykatësit i duhet një psikiatër

Ish ministri i brendshëm, Lube Boshkovski ka kërkuar sot që gjyqtari Ilija Trpkov i cili e udhëheq procesin kundër tij “Rover”, të testohet nga ekspertë të psikiatrisë gjyqësore pasi që nuk e kryen punën si që duhet për shkak të frikës.

“Dua të të ndihmoj, me anë të ekspertizës gjyqësore do të del në pah se ti ke frikë” i tha sot Boshkovski gjykatësit, shkruan Fokus.

Sipas tij, gjykatësi gjithë kohën e shkel Kushtetutën, ai është në gjendje që krijon halucinacione dhe se nuk ka guxim për ta respektuar ligjin. Pas këtyre fjalëve të Boshkovskit, gjykatësi dhe ai janë konfrontuar verbalist.

“Ti je një person analfabet nga aspekti gjyqësor dhe më vjen keq për ty. Qeveria e cila e ka porositur këtë gjykim për mua, do të largojë nëse ti punon si duhet” tha mes tjerash Boshkovski.

Edhe i akuzuari Zoran Trajkovski tha se me apo pa dashje gjykatësi i ka shkaktuar atij dhe familjes së tij trauma duke  e mbajtur në paraburgim 836 ditë.

Procesi gjyqësor lidhur me vrasjen e dy personave në vitin 2001, i afrohet fundit dhe pritet së shpejti të dalin të akuzuarit dhe gjykatësi me fjalën e fundit.

LEXO MË SHUMË

Ljube Boshkovski në gjykatë: reciton Dostoevskin dhe Biblën

Shtyhet seanca gjyqësore për rastin ‘Rover’

Rasti “Rover”: Boshkovskit 12 vjet burg, për katër të tjerë burg i përjetshëm

Kthehet për ri-gjykim rasti ‘Rover’ me Lube Boshkovskin

Lube Boshkovski vazhdon betejën për liri në Strasburg

Kthehet për ri-gjykim rasti ‘Rover’ me Lube Boshkovskin

Lube Boshkovski bën “selfie” në gjykatë (FOTO)

Boshkovski lëshoi në mënyrë demonstrative sallën e gjykimit

Dramë në gjykatë pas gjykimit të Boshkovskit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Back to top button