Anulohet sërish përballja mes ministres Kançeska dhe Shilegovit të LSDM-së

I PLOTËSUAR:  

Sërish shtyhet seanca gjyqësore në mes ministres Elizabeta Kançeska Milevska dhe zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov.

Muajin e kaluar seanca u shty për shkak të problemeve shëndetësore që kishte gjykatësja, ndërkaq kësaj radhe nga gjykata thotë se seanca është shty për shkak se gjykatësja ka pasur obligime tjera.

Tani seanca e radhës është caktuar të mbahet me 21 janar 2015.

“Për mua është tregues ajo që në gjykatë sot nuk u paraqit pala që më akuzon, që do të thotë se është ditur që seanca do të shtyhet. Kjo që në start tregon se jemi jo të barabartë”, tha Shilegov.

Ministrja nga zëdhënësi i LSDM-së kërkon 11 mijë euro dëmshpërblim për fyerje të nderit dhe reputacionit, sepse siç thuhet në padinë, ajo është ofenduar nga fjalët e Shilegov, i cili kërkonte përgjegjësinë e saj për projektin “Shkupi 2014”.

Avokati mbrojtës i Shilegov. Filip Medarski bën të ditur se padia që është dorëzuar në gjykatë nuk ka bazë, sepse deklaratat shpifëse që janë dorëzuar në gjykatë janë nxjerrë nga konteksti.

Kohë më parë zëdhënësi i LSDM-së ishte paditur edhe nga ministrja Gordana Jankullovska, me ç’rast Gjykata themelore vendosi që Shilegov t’i paguaj mbi 8 mijë euro ministres për shërim të dhimbjeve shpirtërore të cilat ai i kishte shkaktuar.


Fillon seanca gjyqësore mes ministres Kançeska dhe Shilegov

Në Gjykatën Themelore Shkupi 2, me ekzaminimin e palëve duhet të vazhdojë gjykimi pas padisë së Ministres Kançeska Milevska kundër zëdhënësit të LSDM-së, Peter Shilegov.

Seanca e fundit e këtij gjykimi është anuluar për shkak të problemeve shëndetësore të gjykatëses e cila e udhëheq procesin.

Kançeska Milevska e paditë Shilegov për shkak të deklaratave të tij lidhur me ndërtimin e objektit të ri të teatrit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button