Mësimi i fjalëve të reja është si…seksi

Ndoshta te gjithë e kane provuar edhe me pare se mësimi i fjalëve te reja është ne gjendje te krijoje një ndjenje te veçante kënaqësie tek njeriu. Por asnjeri deri me sot nuk e kish ngritur apo paralelizuar këtë ndjesi me nivelin e deshires se asaj qe marrim nga seksi, apo nga te ngrënit, dy nga instinktet me vitale te qenies njerëzore.

Është një studimi i botuar edhe ne Current Biology, i cili tregon se do te mjaftonte mësimi i një ose disa fjalëve te reja për te aktivizuar ne tru te njëjtat mekanizma te cilat aktivizohen sa here qe ai stimulohet nga ngacmime te tjera sikurse seksi, ushqimi dhe drogat.

Studimi i mësipërm i jep ne këtë mënyrë një vlere te jashtëzakonshme procesit te mësimit te gjuhës, duke e ngritur atë ne nivelin e proceseve instiktive te trurit te cilat garantojnë riprodhimin dhe jetesën e tij. Ne fakt gjuha është një nga tiparet e cila ndoshta me shume se çdo gjë tjetër na bën qe te dallohemi nga kafshët. Ndërkohë qe ajo është mënyra me e mire për te zhvilluar dhe thelluar nivelin e marrëdhënieve mes njerëzve dhe transmetimin e njohurive ne nivel horizontal dhe brezash.

Deri me tani, kane qene te panjohura shkaqet qe e shtyjnë njeriun qe ne moshe te hershme për te mësuar te flasë. Ndërkohe qe ka pasur hipoteza se ky fenomen lidhej me një zone te caktuar te trurit, corpus striatum, një zone qe aktivizohet pikërisht kur truri aktivizohet  me stimuj kënaqësie, por pa arritur te japë prova te sakta për këtë.

Një ekip kërkuesish spanjollë dhe gjermanë kane monitoruar me ane te rezonancës magnetike funksionale aktivitetin nervor te 36 subjekteve te rritur, gjate mësimit te kuptimit te fjalëve te reja te nxjerra nga konteksti i një fraze te caktuar. Ata vunë re se gjate mësimit te tyre rritej sinkronizimi i rajoneve kortikale te trurit te cilat janë përgjegjëse për mësimin e gjuhës me zonën qe përmendëm me sipër. Sa me shume lidhje te krijoheshin ne këtë rast, aq me i afte ishte subjekti ne mësimin e fjalëve te reja.

Mesa duket ne këtë bashkëveprim te këtyre dy zonave te rëndësishme te trurit qëndron edhe sekreti i shtysës dhe dëshirës (thuajse instiktive) te njeriut për te mësuar te flasë, te mësojë fjale dhe me pas gjuhe te reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button