Kaos në procesin gjyqësor “Oreshe”, policia ndaloi incident

Policia gjyqësore ka ndaluar një incident në sallën e gjykatës në Veles ku sot filloi procesi gjyqësorë i katërt me radhë për rastin e vrasjes në Oreshe, transmeton Nova Tv.

Gjatë seancës gjyqësore, dëshmitari Velo Arsovski, familjar i të vrarit Llazar Milloshevski, por edhe i të akuzuarit Gjore Petrovski, tha se ky i fundit i ka ofruar atij para dhe banesë që ta tërheqë deklaratën.

Pas deklaratës së dëshmitarit, Petrovski ka reaguar duke e sharë dhe fyer verbalisht dëshmitarin Velo Arsovskin. Pas këtij reagimi Arsovski ia ka kthyer dhe të dy janë ofruar për tu konfrontuar fizikisht, por janë ndaluar nga policia gjyqësore.

Pas kësaj Arsovski është larguar nga salla e gjyqit dhe për një moment është ndaluar edhe procesi gjyqësorë për të qetësuar të akuzuarin Petkovski i cili u kërcënua se më nuk do të vijë në gjyqë, për shkak se Gjykata ka toleruar dëshmitarë si Arsovski.

Avokatët e të akuzuarit kërkuan që të dënohet dëshmitari sepse nuk është përgjigjur në pyetjen se kush i ka dhënë mjetet për inçizim të fshehtë i me të cilat ka hyrë në burgun hetues dhe fshehtë ka inçizuar Zllatko Arsovski – Berza i cili ka pranuar se vrasjen e kanë bërë Ordan dhe Lubço Gjorgjievski.

Në seancën e sotme nuk erdhi Zllatko Arsovski, i cili ishte dëshmitari i mbrojtur më pare, të cilit iu dha paraburgim për shkak të dhënies së dëshmive të rreme.

Lajme të ngjashme

Back to top button