Vrasjet në Tiranë, flet dëshmitari: Dëgjova tre të shtëna në lokal… (Video)

Një telefonatë e një personi ndaj policisë, ka bërë të mundur tre autorët e dyshuar për vrasjen e katërfishtë në kryeqytet të bllokoheshin.

Një nga dëshmitarët e ngjarjes së rëndë në kryeqytet, në një intervistë për Ora News tregon se vrasja është shënuar rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Ai tregon se ka dëgjuar 3 të shtëna me armë brenda lokalit të natës në rrugën e Elbasanit, përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Dëshmitari tregon se 3 të dyshuarit si autorë të vrasjes, mes tyre dhe djali i deputetes Luiza Xhuvani u kapën nga blutë matanë lokalit, tek tabela, teksa tentonin të iknin.

Dëshmia e plotë

“Unë sa kisha ardhur këtu. Sa lashë biçikletën aty në cep dhe kërciti. Pastaj kërciti arma, tre herë më duket se kërciti.

Pastaj doli njëri jashtë dhe më duket se mori policinë. U bënë shpejt, erdhi policia. Ata donin të iknin dhe i bllokoi policia matanë ku është tabela. Ka qenë ora 04:20″. /oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button