Mustafa: Rama në Serbi nuk do të kërkojë bashkim kombëtar

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa është shprehur se zyrtarët serbë kanë frikë se mos Edi Rama në Beograd do të flasë për “Shqipërinë e Madhe”.

“Mendoj se mesazhet që pret qeveria serbe nga Kryeministri shqiptar për bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve unë besoj se nuk do ta marrin. Është i vetëdijshëm Kryeministri shqiptar, sikurse dhe ne se këto janë proçese politike që do ti sjellë koha dhe nuk do të bëhen me deklarata. Ato do jenë proçese që nuk do ndalen asnjëherë në historinë e njerëzimit. Në këtë kontekst nuk është i interesuar as Kryeministri shqiptar që të krijojë një destabilizim politik në rajon. Duke qenë i interesuar gjithmonë për integrime euro-atlantike. Në këtë drejtim nga albanofobia e serbëve gjithmonë shprehin skepticizëm se çfarë deklarate do të jetë”, tha Mustafa për Tv Ora News.

Sipas tij, rajoni ka nevojë për qetësi dhe se koha do të bëjë që në një të ardhme mund të ketë edhe bashkim kombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button