Rrahje e madhe në kampionatin izraelit (Video)

Derbi izraelit mes Hapoel dhe Maccabi Tel Avivit është ndërprerë. Deri të ndërprerja e takimit erdhi pasi tifozët e Hapoelit kanë sulmuar fizikisht futbollistët kundërshtarë.

Fillimisht një tifoz sulmoi futbollin e Maccabit, Eran Zahavi, i cili festoi golin duke inskenuar të shtënat në drejtim të mbështetësve të Hapoelit.

Zahavi u ndëshkua me karton të kuqe, derisa lojtarët e Maccabit protestuan ashpër. Kjo i ka nxitur edhe një grup tjetër të tifozëve vendas të futen në fushë dhe të sulmojnë sërish lojtarët mysafirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button