Bota në 7 ditë, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme

Këto janë 10 ngjarjet që momentalisht po ndodhin në botë dhe që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, si dhe të shumë mediave ndërkombëtare:

1. Rebelët pro-rus në rajonin e Donetskut kanë mbajtur të dielën zgjedhjet, të cilat janë konsideruar nga OKB si shkelje e ligjit ndërkombëtar. Por ato do të pranohen nga Rusia.

2. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, raportohet se ka paralajmëruar Britaninë se mund ta mbështesë daljen e saj nga BE, vetëm të ruhen politikat evropiane për emigracionin.

3. NASA po heton arsyet se pse një raketë e saj shpërtheu gjatë nisjes.

4. Raporti i fundit i ndryshimeve klimatike nga Kombet e Bashkuara paralajmëron se bota mund të “bllokohet” dhe të ketë vetëm një “rrugë” si pasojë e moskujdesit të njeriut ndaj natyrës. Bëhet sërish thirrje për masa.

5. Një nga bankat kombëtare të Arabisë ka përfunduar me sukses një analizë, duke arritur të radhitet si një nga bankat më të sigurta.

6. Pas dorëheqjes së presidentit në Burkina Fasos, ushtria e këtij vendi ka gjasa ta marrë drejtimin.

7. Kina ka pësuar një rënie të vogël në shërbimin e sektorit publik, muajin e kaluar.

8. Një bankier britanik është akuzuar për vrasjen e dy femrave në Hong Kong.

9. Korea e Veriut ka bërë të ditur se ka marrë disa masa kundër Ebolës, edhe pse është një nga vendet më të parrezikuara në botë.

10. Uilson Kipsand nga Kenia ka fituar vendin e parë në Maratonën e New Yorkut me 2 orë, 10 minuta dhe 59 sekonda. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button