24 imigrant të vdekur në ngushticën e Bosforit (Foto & Video)

Prefektura e Stambollit ka dhënë informacione në lidhje me incidentin ku u mbyt një anije në ngushticën e Bosforit, duke konfirmuar se në operacionet e deritanishme janë shpëtuar 7 persona dhe janë gjetur 24 trupa të pajetë.

Sipas informacioneve të dhënë nga personat e shpëtuar, anija në bord kishte rreth 43 persona të ardhur nga jashtë vendit në mënyrë ilegale, ku mes të mbyturve ka gra edhe fëmijë, raporton Anadolu Agency.

Sipas deklaratës së Prefekturës në orët e para të mëngjesit në linjën e njoftimit të rojeve bregdetare 158 ka ardhur një telefonatë për ndihmë e cila ka njoftuar mbytjen e një anijeje 2.5-3 milje larg daljes veriore të ngushticës së Bosforit në Stamboll dhe se disa persona po presin ndihmë për tu shpëtuar nga mbytja në det.

Fundoset anija ne Bosfor 1

Në deklaratë gjithashtu thuhet se menjëherë pas telefonatës për ndihmë janë dërguar në rajon menjëherë anija TCSG-74 e cila ishte pranë ngjarjes, ku më pas operacionit i janë bashkuar edhe 7 anijet e rojës bregdetare të Sigurisë së Marmarasë dhe Komandës Rajonale të ngushticës së Bosforit, 1 helikopter dhe 1 ekip zhytës, 2 anije të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare dhe anijet e peshkatarëve përreth të cilët kanë duke ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Fundoset anija ne Bosfor 2

Deri tani në operacione janë shpëtuar 5 persona dhe janë gjetur 4 trupa të pajetë dhe po vazhdojnë operacionet e mëtejshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button