60 mijë përdorues droge në Shqipëri

60 mijë është numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri. Hashashi, kryeson në listën e drogave që shpesh konsumohet nga moshat e reja.

Të dhënat mbi konsumin e lëndëve narkotike, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i bëri publike gjatë takimit Ndërkombëtar për Teknikat e Parandalimi të Drogës të mbajtur në Tiranë.

Ilir Beqaj – Ministër i Shëndetësisë: “Aktualisht numri i përdorues/abuzuesve në vendin tonë ka kapur shifrat rreth 50-60 mijë. Edhe tek ne substancat psikoaktive që përdoren më masivisht janë prodhimet e kanabis (rreth 65 %); përdoruesit e opiateve, kryesisht heroinë, janë 20-25% (një pjesë e konsiderushme e të cilave administrohet intravenoz duke përbërë një kërcënim potencial për sëmundje të trasmetueshme); rreth 10% janë përdorues të kokainës, etj. Vëzhgimet dhe vlerësimet e fundit flasin për një rritje të preferencave për substanca sintetike, të ashtuquajtura të bareve, veçanërisht e stimulantëve të tipit të amfetaminës (ekstazi)”

Shtimi i qendrave që ofrojnë këshillim dhe metadon për personat që duan të largohen nga droga është objketivi kryesor i përcaktuar në Strategjinë Kombëtare 2012-2016.

Sa i takon situtës në botë, përdorimi i drogës ka arritur përmasa kritike.

Çdo vit raportohen rreth 210 milion përdorues droge dhe pothuaj 200,000 prej tyre vdesin si pasojë e abuzimit me drogën.

Rreth 140 milionë, janë përdorues të produkteve të kanabisit; vendin e dytë e zënë stimulantët e tipit të amfetaminës me rreth 35 milionë, rreth 20 milionë janë përdorues të opiateve dhe rreth 15 milionë përdorues të kokainës. /Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button