Rusi, largohet monumenti i Steve Jobs pasi që drejtori u deklarua homoseksual

Një monument i vendosur për hir të ndjerit themelues të kompanisë Apple, Steve Jobs është larguar nga vendi pasi që drejtori gjeneral i Apple, Tim Cook deklaroi publikisht se është homoseksual, transmeton Al Jazeera English.

Monumenti me telefonin e iPhone në të u vendos në janar të vitit të kaluar para një universiteti të informatikës nga një kompani ruse me emrin ZEFS. Sipas kompanisë, largimi i monumentit që u bë të premten për të mos e shkelur ligjin rus i cili “mbron fëmijët nga informatat të cilat shpien deri te refuzimi i vlerave tradicionale familjare”.

Sipas ZEFS, monumenti ishte në “një vend ku kanë qasje të drejtpërdrejtë nxënësit dhe studentët e ri”.

Ligji rus i cili u miratua vitin e kaluar e ndalon shpërndarjen e propagandës homoseksuale ndaj te të miturit.

Lajme të ngjashme

Back to top button