Bamirësja që e gjithë bota e njeh si shqiptare nuk është e tillë në vendlindjen e saj

Bekimi i Nënës Terezë bashkë me lutjet për paqe dhe një jetë pa vuajtje nuk i gjen askund të shkruara në gjuhën shqipe pikërisht në vendlindjen e saj.

Lutjet sublime që shprehin humanizmin e  Nënës Terezë, prezantohen në tabloide të ndryshme vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze. Bamirësja që e gjithë bota e njeh si shqiptare, nuk është e tillë  për institucionet shtetërore të Maqedonisë.

Institucionet heshtin për anashkalimin e shqipes në këto mbishkrime sikur edhe në emërtimin e shkollave, institucioneve, bulevardet, rrugëve që vazhdojnë të qëndrojnë vetëm se në maqedonisht. I vetmi është korridori 8 që mbishkrimin e ka edhe në gjuhën shqipe. Ky diskriminim që i bëhet Nënë Terezës, duke mohuar gjuhën amtare të saj në vendlindjen e saj, bie në kundërshtim me aktivitetin e saj humanist.

Lajme të ngjashme

Back to top button