Bilanci i plaçkitjeve në rajonin e Pollogut, 50 milion denarë profit për hajnat

Plaçkitja e ëshët bërë një veprimtari dobiprurëse në rajonin e Pollogut. Polcia e Tetovës gjatë nëntë muajve të kaluar, ka regjistruar 840 vepra të këtilla penale ku dëmi vlerësohet të jetë 50 milion denarë.

Është vjedhur stoli ari me vlerë prej 70 mijë euro dhe njëkohësisht nga një shtëpi janë vjedhur 44 mijë euro. Këto janë dy plaçkitjet e fundit të kryera në rajonin e pollogut.

Plicia e Tetovës thotë se në kuadër të mundësive të tyre zhvillojnë aktivitete si pjes e projektit prventiv për mbrojtje ndaj plackitësve. Policia thotë se pjesa më e madhe e këtyre vjedhjeve janë të rënda për tu ndriçuar, sepse ato kryhen nga vjedhës shumë profesionist dhe të ushtruar mirë.

“Vjedhjet e rënda përfshijnë 90 pëërqind të kriminalitetit të përgjithshëm që kryhen në rajonin e pollogut, thotë profesori Qebir Avziu. Sipas statistikave, Sektori i punëve të Brendshme në Tetovë në nivel vjetor zbardh 25 përqind të rasteve të këtij lloji. Që të zvogëlohen vjedhjet duhet të veprohet në mënyrë parandaluese, ose policia të reagojë para se të ndodhin veprat. Ajo duhet të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe të ketë kontakte më të shpeshta me to, me qëllim që nga afër ti njohë problemet në mjediset e tyre”, deklaroi Avziu.

Lajme të ngjashme

Back to top button