Ndihmojeni Bajram Avdullahun, vuan nga veshkat, nevojitet operim urgjent (Foto)

Bajram Avdullahu nga lagjja Gazi Babë e Shkupit, i lindur në vitin 1974 në Shkup, vuan nga sëmundja e veshkave.

Ai është nikoqir i familjes katër anëtaresh, bashkëshortja dhe dy fëmijë, ndërsa të hyrat në këtë shtëpi janë zero, nuk marrin as ndihmë sociale.

Familjarët e tij thonë se është operuar disa herë por nuk ka pasur sukses, madje është i pa aftë për punë.

Nevojitet intervenim urgjent në veshkat e tij, operim ky të cilin duhet ta kryej jashtë vendit, por familja nuk ka mundësi ti mbulojë harxhimet.

Familja Avdullahu gjithashtu jeton në një dhomë të vogël, me kushte supstandarde.

Luten gjithë ata që kanë mundësi humanitetin e tyre ta shprehin duke u paraqitur në kontakt telefonin 00 389 70-448-769. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button