Shtrohet në spital Aleksandar Dinevski i dënuar në procesin “spiun”

Aleksandar Dinevski, ish-agjenti i shërbimit sekret  që u dënua nga gjykata me 4.5 vite burgë për spiunim është shtruar në Klinikën për Pulmologji dhe Alergologji.

Lajmi mësohet nga portali “Nova”, i cili raporton se Dinevski duket i rënë në peshë dhe i ligështuar.

Nuk dihet nëse greva e urisë që Dinevski nisi fill pas mbarimit të procesit gjyqësor, apo problemet e tjera shëndetësore, kanë çuar atë në një gjendje për hospitalizim.

Dinevski, një ditë pas përfundimit të procesit gjyqësor “Spiuni”, nisi një grevë urie në shenjë proteste ndaj “vendimit të padrejtë të gjykatës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button