“Alo mjek” bëhet një linjë e preferuar, në dy ditët 281 thirrje

Ndryshimi i motit dhe ulja e temperaturave ka rritur numrin e thirrjeve telefonike në linjën falas “Alo, doktor”.

Sipas të dhënave që publikuan autoritetet, mësohet se në dy ditët e fundit janë regjistruar 281 thirrje.

Qytetarët kanë kërkuar këshilla mjekësore kryesisht për simptomat respiratore, problemet me tensionin e gjakut dhe simptomat e dhimbjes.

Mësohet se nga vënia në funksion e linjës telefonike e deri sot, janë regjistruar gjithsej 7 mijë thirrje.

Autoritetet bëjnë me dije se, nga 1 nëntori, qendra “Alo, doktor” do të përforcohet me 5 mjekë të rinj, që do të japin këshilla gjatë 24 orëve, pandërprerë.

Numri telefonik i linjës “Alo, doktor” është 15123.

Lajme të ngjashme

Back to top button