Seldi: Pas ndeshjes erdhi frymëzimi për këngën “Digjet Ballkani”

Njëri ndër zërat e rinj të skenës muzikore, Seldi Qalliu ka lansuar videoklipin e ri. “Digjet Ballkani”. Është kënga e fundit e sjellë për fansat e Qalliut. Ajo u realizua si frymëzim nga ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka thënë Seldi për Tribuna.

Seldi Qalliu është njëri ndër zërat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare. Pas shumë sukseseve dhe hiteve të nxjerra ai ka arritur që të bëjë për vete shumë fansa, e sidomos ato të gjinisë femërore, komentet e të cilave nuk mungojnë asnjëherë karshi Seldit. Përveç këngëve solo të sjella në skenën muzikore, ai ka sjellë gjithashtu edhe shumë bashkëpunime.

Bashkëpunimi me Sinan Hoxhën “Adrenalina”, është njëra ndër këngët më të klikuara shqip në kanalin YouTube. Së fundmi ka sjellë edhe një tjetër këngë të titulluar “Digjet Ballkani”.

Lajme të ngjashme

Back to top button