Celta e shokon Barcelonën, Reali merr kreun (Video)

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Ekipi katalunas ka pësuar humbje në Camp Nou nga Celta Vigo me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa në pjesën e dytë mysafirë kaluan në epërsi me golin e Joaquin Larrivey në minutën e 55-të.

Luis Enriques në këtë takim nuk i ka kryer punë as treshja e frikshme e repartit sulmues: Lionel Messi, Neymar dhe Luis Suarez, të cilët luajnën 90 minuta.

Pas kësaj humbje, Barcelona ka zbritur në pozitën e tretë në La Liga me 22 pikë të tubuara, ndërsa Reali e ka kreun me 24 pikëm pastaj vjen Atletico Madrid. Por, nëse fitojnë Sevilla dhe Valencia, ekipi katalunas do të zbres në vendin e pestë, nga pozita e parë ku ishin që nga fillimi i sezonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button