5 shenjat që tregojnë se keni mungesë yndyrash në trup

Qe organizmi te funksionoje sa me mire, ai ka nevoje edhe për yndyrna. Ja disa shenja qe tregojnë se ju keni mungese te theksuar te tyre.

Rekomandohet qe gjate gjithë ditës, çereku i kalorive te merret ne formën e lipideve (yndyrave). Duhet patjetër te konsumohen vajrat bimore, produktet e qumështit, avokadot, peshku, frutat e thata dhe disa lloje farecash ku futen ato te lirit.

Zbuloni disa shenja qe tregojnë se ushqimi juaj është i çekuilibruar dhe nuk konsumoni aq sa duhet lipide:

Keni uri gjate gjithë kohës

Edhe pse sapo keni mbaruar se ngrëni keni ndjesinë e urisë. Trupit i duhet me shume kohe te metabolizoje yndyrat sesa sheqernat, çka tregon se kur konsumojmë lipide ndjehemi me te ngopur.

Lëkura juaj nuk është ne gjendjen me te mire

Nëse lëkura juaj është shume e thate apo shume e bute, kjo do te thotë se nuk keni konsumuar sa duhet yndyra te mira. Këto te fundit ndihmojnë ne përthithjen me te mire te vitaminave te ushqimeve qe hamë çdo dite dhe janë pikërisht vitaminat qe hidratojnë lëkurën.

Keni çrregullime te ciklit

Trupi juaj shfrytëzon yndyrat qe merrni nga ushqimet për te rregulluar ciklin hormonal. Mungesa e lipoideve jo vetëm qe mund te sjelle çrregullime te ciklit, por mund edhe t’i ndërpresë tërësisht ato.

Keni vështirësi me përqendrimin

Një gram lipide përmban dy here me shume kalori sesa një gram glucide apo proteina. Kur stomaku nuk ndihet i ngopur për shkak te mungesës se yndyrave është thuajse e pamundur te mendohet për tjetër gjë.

Jeni shume ne ankth

Nga mungesa e yndyrave ne trup do ndiheni me te trishtuar dhe me ne ankth.

Lajme të ngjashme

Back to top button