Nxjerrin flakë kabllot e rrymës në Çair, rrezikohen qytetarët (VIDEO)

Më saktësisht, kabllot e rrymës në rrugën “Stojna Stefkova” lagja Gazibabë e Komunës Çair, kanë filluar të nxjerrin flakë, duke rrezikuar banorët të cilët kalojnë në këtë rrugë.

Sipas banorëve të asaj rruge, për defektin është njoftuar edhe EVN-ja, por askush nuk ka ardhur që ta rregullojë defektin, transmeton ilirida.net.

“Me rrëzimin e kabllove në tokë, rrezikohen jetët e familjeve tona”, thotë një banorë i kësaj lagje.

Shqiptarët në Komunën Çair vazhdojnë të jetojnë të traumatizuar nga defektet e shumta të rrymës, e posaçërisht në stinën e dimrit, ku javë me radhë ballafaqohen me errësirën dhe ftohtin.

Lajme të ngjashme

Back to top button