Kreshnik Spahiu i bën thirrje politikës: Mundësoni votimin online për emigrantët

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, i ka bërë thirrje politikës shqiptare të mundësojë votimin online të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtete të huaja.

Në një panel me të ftuar 400 intelektualë të kryeqytetit, Spahiu theksoi faktin sesi ka mundësi që në këta 20 e ca vjet Shqipëria të mos ketë mundësi t’u japë akses emigrantëve për të drejtën e tyre mbi votën.

“Të realizohet vota e emigrantëve online. Socialistë e demokratë të bashkohen për këtë nisëm. I heqin mundësinë 1 milionë e 800 mijë shqiptarëve të votojnë për qeverinë e tyre. Shqiptarët në demokraci janë më të interesuar për një qeveri demokratike sepse ata e shikojnë më pa interes zgjedhjen politike dhe nuk paguhen nga 50 euro, atyre u qan zemra dhe shpirti për Shqipërinë e shqiptarët. Si ka mundësi që askujt nuk i leverdisi të realizojë këtë nisëm në kaq vjet? “, u shpreh Spahiu./ Sotnews

Lajme të ngjashme

Back to top button