Protesta para Parlamentit me moton “Goditje – për Maqedoninë bëhet fjalë”

Një grup qytetarësh, do të protestojnë sot në orën 17 para Parlamentit të Maqedonisë me moton  “Goditje – për Maqedoninë bëhet fjalë”.

Në njoftimin për protestë, thuhet mes të tjerash se “do të protestojmë sepse duam një shtet normal, nuk duam ndarje, sepse për Maqedoninë është fjala”.

“Sepse nuk duam që borxhet e Qeverisë t’i kthejnë brezat tanë të ardhshëm, sepse nuk duam pushtet kleptokratik, sepse duam që fëmijët tanë të mbeten në vendlindje, sepse duam gjyqësor jopartiak dhe joselektiv”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button