Arrestohet shefi i një bande maqedonase në Austri
Policia austriake ka arrestuar shefin e një bande maqedonase në Austri, që dyshohet për kryerjen e 50 vjedhjeve, me vlerë 550 mijë euro, transmetojnë mediat austriake.
Banda dyshohet se ka vjedhur para dhe flori nga kasafortat, por edhe ikona dhe sende të tjera kishtare nga objektet e kultit në Austri.
Mediet austriake raportojnë se pas hekurave është vendosur shefi i kësaj bande, mosha e të cilit është ndërmjet 23 dhe 38 vjeç.