Vizita e Ivanovit në Serbi dëshmi e marrëdhënieve vllazërore

Zyra e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, para takimit të sotëm mes  presidentin serb, vlerëson marrëdhëniet me Serbinë si jashtëzakonisht të mira.

Në një komunikim me mediet maqedonase, presidenca thotë se dallimet që kanë dy shtetet për disa çështje të caktuara, nuk duhet të përbëjnë pengesë për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Presidenca thotë më tej se konfirmim për marrëdhëniet e mira mes Shkupit dhe Beogradit është edhe seanca e përbashkët e dy qeverive dhe paralajmërimi për një tjetër seancë të këtij formati.

Presidenti Ivanov ka nisur dje vizitën zyrtare në Serbi, kurse sot do të realizojë takime me homologun Nikoliq.

Në ditën e tretë të vizitës, të shtunën, Ivanov do të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Evropian të Komisionit Trelateral, që është në fakt takim i masonëve, me pjesëmarrjen e njerëzve më me ndikim në botë.

Takimi i Komisionit Trelateral do të përqendrohet në gjetjen e mënyrave për të ndihmuar shtetet e Ballkanit, në kushte kur proceset e tyre të integrimit në BE, janë të bllokuara.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button