Jugohrom sërish kërkon prolongim të afatit

Jugohrom ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të prolongojë afatin për vendosjen  e filtrave në oxhaqet e fabrikës me qëllim përshtatjen me ambientin. “Jugohrom ka kërkuar afat prej dy viteve ose më saktësisht deri në fund të vitit 2016”, deklaroi për Portalb Sasho Sekulovski, zëdhënës i ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Afati sot skadon edhe për kompaninë ‘Makstil”  e cila në pajtim me obligimet e parapara për realizimin e planit operativ për vendosjen e standardeve ekologjike prej sot e ndërpret prodhimin në repartin e çelikut.

Siç informojnë nga kompania prodhimi do të ndërpritet në repart deri në vendosjen në funksion të tërësishëm të stacionit filtrues.

“Në periudhën e ardhshme nëntor 2014 deri në janar 2015 vijon faza përfundimtare nga realizimi i projektit stacion i ri filtrues. Kjo përfshinë montimin dhe lidhjen e stacionit të ri me instalimet aktuale. Nga mesi i dhjetorit 2014  deri në mes të janarit 2015, vijojnë prova të ftohta dhe të ngrohta, pas çka reparti i çelikut sërish do të aktivizohet, ndërsa do të punojë sipas normave  më të rrepta  evropiane  për emisione të gazrave të nxjerra në ajrin ambiental” sqarojnë nga kompania.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Aleksandar Gjorgjiev deklaroi për Portalb se sot në orën 12 fillon seanca e qeverisë ku një ndër pikat që do të diskutohen janë edhe skadimi i afatit për kompanitë për vendosjen e stacioneve filtrues dhe kërkesat e kompanive “Jugohrom” dhe “Makstil”.

LEXO MË SHUMË

Në “Jugohrom” shkatërrohen armë dhe drogë e sekuestruar

Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen

Jugohromi mbetet ndotësi i madh, nuk i realizon obligimet ekologjike

Një ndër fajtorët për sëmundjet e shumta në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Back to top button