Tetovarët e pakujdesshëm shkaktuan rreth 20 zjarre për një muaj

Temperaturat tropikale, koha e pushimeve verore , koha e dasmave dhe ardhja e mërgimtarëve , ka bërë që qytetarët e Tetovës të jenë  më të pakujdesshëm ndaj aparateve elektrike dhe bombolave të gazit. 

Kjo ka bërë që si edhe viteve tjera po edhe këtë vit në këtë kohë numri i zjarreve të rritet.
Vetëm gjatë muajt korrik në rajon e Tetovës ka pasur 19 zjarre edhe atë 9 në objekte  dhe 10 në hapësira  të hapura.

“Kujdesi mos të shkaktohen zjarre duhet të jetë më i madh edhe qytetarët të kenë kujdes ndaj aparateve elektrike” deklaroi për PortAlb, kryeshefi  i njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës Ukë Adili.

Ai tha se njësia e zjarrfikësve të Tetovës për momentin është e pajisur me auto parkun më të mirë falë një donacioni nga një mërgimtar  i Maqedonisë.  

Gjithashtu nga kjo njësi bëjnë apel që të mos e keqpërdorin numrin 193 pasi që në të shumtën e rasteve ata janë të detyruar që tu përgjigjen thirrjeve të rrejshme.

Nga kjo njësi shprehin falënderim për grupet e vullnetarëve që janë në fshatrat e Bërvenicës, Strëmnicës, Çellopekut dhe Sllatinës si dhe në Trebishtë, ku në raste të zjarrit ata kanë qenë  në kohën e duhet në vendin e ngjarjes bashkë me njësinë e  zjarrfikësve. /PORTALB
 

Lajme të ngjashme

Back to top button