Vendet e Ballkanit Perëndimor do të vlerësojnë reformat në administratë

Në Shkup sot do të mbahet takimi i pestë vjetor i ministrave nga Ballkani Perëndimor të obliguar për reforma në administratën publike dhe eurointegrime. Qëllimi i takimit është që të vlerësohen rezultatet dhe progresi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në zbatimin e reformave në administratën publike, si dhe të këmbehen përvoja për integrimin në BE.

Takimi është në organizim të Shkollës rajonale për administratë publike (RESPA). Nikoqiri i takimit, ministri i Maqedonisë i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski do t’ia dorëzojë Malit të Zi kryesimin me RESPA-n në vitin 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button