LSDM: Vozitje falas me autobus, menjëherë pasi të vërehet ndotje e ajrit

Qyteti i Shkupit ti subvencionojë qytetarët që këtë dimër do të ngrohen me burime të pastërta të energjisë dhe të vendosë vozitje falas me autobus menjëherë pasi të vërtetohet se ajri është i ndotur, e jo pas 10 ditëve pas ndotjes siç është paralajmëruar.

Këto janë dy masa që grupi i këshilltarëve të LSDM-së dhe opozita në Qytetin e Shkupit i ka propozuar me qëllim siç thonë, ndërprerjes së pakontrollueshme të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

“Për fat të keq, nëse shikohet informacioni, te gjitha masat janë propozuar për vitin 2015. Seriozisht jemi të shqetësuar se edhe këtë vit Shkupit mund ti ndodhë katastrofë ekologjike me ndotjen e ajrit. Vlerësoj se këtij problemi duhet ti kushtohet vëmendje më e madhe”, deklaroi Damjan Mançevski nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button