Dita e kursimeve, nëpunësit më të mirë bankar do të marrin mirënjohje

Me rastin e Ditës Botërore të kursimit -31 tetor Shoqata e bankierëve pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë sot në seancë solemne do të ndajë mirënjohje për 37 nëpunësit më të mirë të sporteleve nga bankat dhe kursimoret për arritje të rezultateve në punë me popullatën për vitin 2013.

Në seancë është paralajmëruar prania edhe e guvernatorit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Dimitar Bogov si dhe përfaqësues të bankave dhe institucioneve të tjera financiare, nga sektori i sigurimit, institucionet shtetërore.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të kursimit, Agjencia për supervizion e sigurimit dhe BPRM-ja shpallën konkurs për fëmijë dhe të rinj për krjim figurativ për nxënësit e shkollës fillore dhe krijimi letrar për nxënësit e arsimit të mesëm. Temat janë “Unë do të kursej” dhe “Çfarë është për mua sigurimi i shtëpisë dhe familjes”. Do të ndahen 12 shpërblime për krijimet më të mira.

Lajme të ngjashme

Back to top button