Atentat me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur, autorët largohen me motor

Atentat me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme, në ambientet e një lokali në zonën e Unazës së Re, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Krenar Hasanaliaj.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije, se i plagosuri është qëlluar kater here nga dy persona të maskuar, të cilët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një motor ne drejtim te Mzezit, raporton Oranews.

40-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia është vënë menjëherë në lëvizje për kapjen e autorëve. Mësohet se nga blutë janë ngritur 8 postoblloqe, për të bërë të mundur ndalimin e tyre.

Ndërkaq kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button