Jankullovska: Deri sa jemi në Qeveri nuk do të lejojmë martesën mes gjinive të njëjta

Propozim ndryshimet kushtetuese të VMRO-DPMNE-së me të cilat kërkohet saktësim të martesës si bashkësi mes burrit dhe gruas nuk janë kurrëfarë diskriminimi, por politikë e cila do të thotë mbrojtje të vlerave të shoqërisë.
Kështu shprehet ministrija e brendshme Gordana Jankullovska, në një intervistë për Press24.

“Unë nuk shoh arsye përse të çonte ky propozim në mosdurim dhe intolerancë. Unë nuk kontestoj të drejtën e LSDM-së të ketë qëndrime të njëjta me komunitetin LGBT, por qëndrimet e mia dhe ato të VMRO-DPMNE-së janë ndryshe. Unë nuk pajtohem me legalizimin e martesave të së njëjtës gjini, ose me dhënien e mundësisë atyre, për birësimin e fëmijëve. Këtë e them qartas. Për sa kohë që VMRO-DPMNE është në pushtet, martesa do të jetë një bashkësi vetëm dhe vetëm në mes burrit dhe gruas”, ka deklaruar Jankullovska.

E pyetur për dyshimet që ka ngritur opozita lidhur me rastin e vdekjes së gazetarit Nikola Mladenov, dhe të gazetarit Tomislav Kezharovski, ministrja ka dënuar, siç ka thënë, gjetjen e motiveve politike në çdo aksion a veprim policie.

Ajo ka sqaruar se në rastin e vdekjes së gazetarit Mladenov, nuk është gjetur asnjë provë se rasti ka elementë të veprës penale, ndërsa lidhur me gazetarin Kezharovski, ajo ka thënë se gjithçka është bërë në pajtim me ligjin.

“Vallë, gjykata duhet t’u kërkojë atyre (LSDM-së), një listë me emra kundër të cilëve duhet të ndërmerren masa përndjekjeje. Vallë, LSDM është ajo që duhet të tregojë se kujt duhet e kujt jo, t’u caktohet masa e paraburgimit”, ka thënë ministrja.

Ajo ka folur edhe për lustrimin ku ka theksuar se ky proces patjetër të zhvillohet dhe se nuk i rrezikon interesant e shtetit por duhet të kryhet pa marrë parasysh se për kë ështe dedikuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button