Shpallja e dokumenteve të humbura vetëm në sportelet e Gazetës zyrtare në QKR

kërkesave për shpallje të dokumenteve personale të humbura do të mund të bëhet vetëm në sportelet për shpallje në “gazetën zyrtare të RM-së” në Qendrën Kulturore për të rinj (QKR) përskaj anës së rrugës “Dimitar Vllahov” pn, menjëherë pranë ndërtesës së RTVM-së.

“Sporteli i NP-së Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, i cili deri tani ishte vendosur në kornizat e hapësirave të drejtorisë, në objektin afarist “Bunjakovec”, prej më 1 nëntor të vitit 2014, nuk do të jenë më në funksion për nevojat e qytetarëve dhe personat juridikë, kumtuan sot nga “Gazeta zyrtare e RM-së”.

Kjo zgjidhje, sqarohet në kumtesë, është rezultat i zbatimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të fundit teknologjike në punën e tyre me ç ‘rast NP “Gazeta zyrtare e RM-së” ishte iniciatorë e shumë projekteve për lidhje elektronike me sistemet e jashtme, si dhe për sistemin njësportelësh për shpallje të dokumenteve personale me MPB-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button